Presidenti i SHBA Donald Trump thuhet se do të nominojë Amy Coney Barrett, një të preferuar të konservatorëve socialë, për të qenë anëtarja e re e Gjykatës së Lartë.

Vendimi i presidentit – që do të zbulohet në Shtëpinë e Bardhë të Shtunën – është konfirmuar për partnerin amerikan të BBC, CBS News dhe media të tjera amerikane.

Ajo do të zëvendësojë gjykatësen liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të Premten e kaluar.

Emërimi do të shkaktojë një betejë të hidhur të Senatit për ta konfirmuar atë, ndërsa afrohen zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

CBS – duke cituar disa burime të përfshira ose të njohura me procesin e përzgjedhjes – raportoi se presidenti ishte i vendosur për gjyqtaren Barrett.

Por kur u pyet për zgjedhjen e tij të Premten në mbrëmje, zoti Trump nuk pranoi të thoshte asgjë: “Ju do ta zbuloni nesër. Shikoni, ata janë të gjithë të shkëlqyeshëm. Mund të jetë secili prej tyre.”

VERITAS.COM.AL