Nga: Dritan Kaba/

Vjedhja e Prokurorisë ne Durrës na dha shprese!

Paska edhe prokurore qe nuk blihen!

I tille qenka Afrim Shehu.

Nuk e njoh fare, për here te pare e dëgjoj emrin e tij por di te them qe ky prokuror meriton te jete Prokuror i Përgjithshëm.

Ne fillim i vodhën posten sekrete, rast qe nuk u zbulua, përkundrazi, u mbulua me shpejtësi. Kuptohet qe e spiunuan edhe nga prokuroria e Përgjithshme, por edhe nga “koleget” e Durrësit ose ish shefat e tij. Kjo nuk mjaftoi. I vodhën zyrën. Gjë qe tregon se Afrimi, te dhënat e dosjeve nuk i nxirrte ne pazar, por as i ndante me ata qe i spiunuan dhe fshehën grabitjen e postes dhe mundësuan vjedhjen e zyrës.

InshAllah nuk e kap vetingu, për ta hequr qafe atë dhe për t’i çuar dosjet ne dorën e ndonje “kolegu” tjetër.

Aferim, realisht, Afrim!

Veritas.com.al/