Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka dalë në një konferencë për mediat ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.

Mes tyre ishte edhe një pyetje nëse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë vënë nën përgjim nga SPAK.

“Gjykata nuk ka asnjë informacion në lidhje me një përgjim të mundshëm ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses. 

Pasi u informuam për këto lajme, trupa vendosi t’i drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani me kërkesë për informacion për hetim apo kallëzim ndaj ndonjë gjyqtari përsa kohë veprimet e referuara i referohen me vendimmarrje konkrete gjykatës ku vetë SPAK është palë.

Shkresa është dorëzuar të mërkurën dhe e informova Dumanin se nuk jam vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje të posaçme për ndonjë çështje në hetim”- u përgjigj Zaçaj.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *