Anëtarët e shkarkuar të qeverisë së rajonit të Katalonjës janë urdhëruar të paraqiten në Gjykatën e LArtë të Spanjës për tu përballur me akuzat e ‘rebelimit’ dhe të ‘kryengritjes’ pas referendumit të debatueshëm për pavarësi më 1Tetor.
Gjykata e Madridit ka thërrirtur 13 zyrtarët, gjithashtu edhe ish- liderin e Katalonjës, Carles Puigdemont. Zoti Puigdemont- ish president, ka thënë se do ta injorojë urdhërin.
“Ky është një gjyq politik”, ka thënë zoti Puigdemont, i cili aktualisht ndodhet në Belgjikë.
Prokurorët mund të urdhërojnë arrestimin e zyrtarëve në qoftë se ata nuk pranojnë të paraqiten në gjykatë.
Veritas.com.al/