E pabesueshme…

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, mbaroi!

Pas 2 vjet martese dhe 12 vjet jete të përbashkët, çifti i famshëm Brangelina ka vendosur t’i japë fund idilit të tyre. Sipas site-it amerikan TMZ, aktorja ka kërkuar divorcin të hënën, 19 shtator, duke evokuar pikërisht mosmarrëveshje përsa i përket edukimit të 6 fëmijëve të tyre.

Tërmet në Hollywood! Listës së ndarjeve të yjeve po i shtohet një nga çiftet më të famshme të kinemasë. Peshë vërtet e rëndë e industrisë kinematografike, Brangelina (nofka e Brad Pitt dhe Angelina Jolie qëkurse u lidhën bashkë) nuk do të jenë më bashkë.

Këtë informacion e shpërndau pak orë më parë site TMZ. Sipas tabloidit, aktorja e famshme 41 vjeçare ka paraqitur të hënën dokumentat e divorcit, pas 12 vjet jetë të përbashkët dhe disa javë pas përvjetorit të dytë të martesës.

Sipas dokumentave që media deklaron se i zotëron, ylli i “Maleficent” ka kërkuar si datë efektive të ndarjes 15 shtatorin dhe si motiv “mosmarrëveshje të papajtueshme”, pikërisht për sa i përket edukimit të 6 fëmijëve të tyre. Angelina Jolie nuk mund të duronte më metodat e përdorura nga bashkëshorti i saj dhe ka kërkuar edhe kujdestarinë për Maddox, Pax, Zahara,Shiloh, Vivienne dhe Knox, duke pranuar vetëm të drejtën për vizita për Brad Pitt. Procedurat e divorcit të yllit amerikan po i ndjek Laura Wasser, avokatja e njohur e Hollywood-it që u morr edhe me rastin Johnny Depp/Amber Heard.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë takuar në sheshxhirimin e Mr & Mrs Smith në 2004. Aktori qe divorcuar nga Jennifer Aniston për ta lidhur jetën me ambasadoren e vullnetit të mirë të UNHCR-së dhe çifti do të martohej në gusht 2014. Vitet e fundit, thashethemet për shtatzani dhe paralelisht për ndarje, pikërisht për shkak të dobësimit të aktores s’kanë reshtur por kurrë nuk qenë konfirmuar, deri tani. Sipas një tjetër tabloidi, Page Six, nuk janë as pesha e saj, as fëmijët ato që e kanë përshpejtuar ndarjen e tyre por tradhtitë e aktorit 52 vjeç me Marion Cotillard që interpretuesja e Lara Croft e ka zbuluar falë një detektivi privat.

 

http://s4.reutersmedia.net/resources/r/?m=02&d=20160920&t=2&i=1154278868&w=&fh=&fw=&ll=780&pl=468&sq=&r=LYNXNPEC8J15T

http://s4.reutersmedia.net/resources/r/?m=02&d=20160920&t=2&i=1154273028&w=&fh=&fw=&ll=780&pl=468&sq=&r=LYNXNPEC8J11V

http://s3.reutersmedia.net/resources/r/?m=02&d=20160920&t=2&i=1154273027&w=&fh=&fw=&ll=780&pl=468&sq=&r=LYNXNPEC8J115