(FOTO: Prsidenti Trump ne sesionin e Kongresit, e Marte 28 shkurt)/
Një sondazh i CNN mes amerikanëve që kanë ndjekur fjalimin e parë të Donald Trump në sesionin e Kongresit ditën e Martë në mbrëmje, dëshmoi se 4 nga 5 qytetarë amerikan kanë “reagim pozitiv” ndaj fjalimit.
Vëzhgimet, të kryera mes 509 të të pyeturve, me një marzh prej 4.5% të gabimit, treguan se 57% kishin një reagim “shumë pozitiv” për fjalimin; ndërsa 21% kishin vlerësimin “deri diku pozitiv”; duke shtuar se mes të gjithëve 78% është “pozitiv”. Vetëm 21% e atyre që ndoqën fjalimin kanë reagim “negativ”.
Veç kësaj, 69% e shikuesve mendojnë se fjalimi “mund ta çojë vendin në drejtimin e duhur”, ndrysa vetëm 26% thonë se “vendi mund të shkojë në drejtim të gabuar”.
Më e rëndësishmja për fjalimin, 58% thanë se ata presin që sipas fjalimit vendi të shkojë në drenjtim të duhur, duke nënkuptuar se fjalimi ka impakt pozitiv ndaj shikuesve.
69% e shikuesve thanë se fjalimi i bëri më optimist rreth vendit të tyre, ndërsa vetëm 28% thanë se i bëri më pesimist.
/Veritas.com.al/