Administrata e KQZ ka përfunduar shqyrtimin e materialeve zgjedhore për 24 kutitë me materiale zgjedhore për qarkun e Beratit, për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së. Për shkak të volumit të materialit zgjedhor dhe shqyrtimit të imtësishëm që do t’i bëhet këtyre, KAS ka vendosur që vendimi përfundimtar për qarkun e Beratit të jepet të mërkurën nëse do të ketë apo jo rinumërim. Ndërsa ditën e nesërme do të jepet vendimi përfundimtar edhe për qarkun e Gjirokastrës, ndërsa do të nisin procedurat për shqyrtimin e ankimit të qarkut Vlorë.

Nga hetimi i bërë në 24 kutitë e qendrave të votimit nuk ka rezultuar asnjë problematikë serioze që të mos të sjellë pavlefshmëri të zgjedhjeve apo indicie për të përsëritur numërimin, kërkesë kjo e LSI për Qarkun Berat.

Vetëm dy  janë rastet e dyshimta në Berat dhe 2 të tjera në Qarkun Gjirokastër që mund të kenë qenë tentativa për votim të dyfishtë. Këto janë rezultatet e dala nga administrata e KQZ e cila pas kërkesës së Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave, ka bërë kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI.  Sipas rezultateve të dala nga kryqëzimi, KQZ njofton se janë vetëm 4 janë rastet gjithsej, të tjerat janë regjistruar si raste të dyshimta por që në fakt nuk përbëjnë asnjë provë pasi siç ka shpjeguar vetë Kryekomisioneri Celibashi arsyet e vendosjes disa herë të shenjës së gishtit janë shumë. Duhet thënë se ka pasur nga ata votues që për arsye të ndryshme e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje. Dikush për arsye se nuk e ka njohur shenjën e gishtit herën e parë, ndonjëherë sepse pajisja nuk ka funksionuar apo edhe që punonjësi përgjegjës që merrej me pajisjen, operatori, nuk kishte njohuritë e nevojshme.

Disa ditë më parë vetë Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pati sqaruar se nga totali i rasteve shumica e rasteve i përket gjurmës së gishtave të operatorëve, të cilët ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do ishte problem nëse e vendosin gishtin disa herë. Celibashi pati sqaruar se të gjithë rastet do të sqarohen.

Do të jetë KAS që do të marrë një vendim në do të ketë rinumërim të votave në qendrat e votimit ku LSI pretendon parregullsi, pas përfundimit të shqyrtimit të materiale zgjedhore.

Do të jetë në dorën e KAS nëse këto të dhëna do të përbëjnë argument për pranimin e kërkesës ankimore të LSI dhe PD për rivotim në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës apo nëse do i rrëzojë kërkesat e tyre.

KAS pranoi kërkesën ankimore të LSI-së e cila kërkon rinumërim në këto qendra zgjedhore me argumentin se janë konstatuar disa shkelje. Kutitë u morën nga 24 qendra votimi që ka ankimuar LSI, ku çdo qendër përmban 1 kuti me materiale zgjedhore, ku përfshihen procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Ankesa e LSI është se kutitë në këto qendra votimi janë mbushur ku ka më shumë fletë votimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri se kush ka votuar.

VERITAS.COM.AL