Megjithëse Parlamentit shqiptar i është kërkuar të dekriminalizohet, me këtë po ndodh çudia. Çudia se Parlamenti i “kriminalizuar” po prodhon ligje kunder krimit, po prodhon qeveri “kundër krimit” dhe gjyqsor”kundër krimit”. Të paktën kështu mund të lexohet.
Dekriminalizimi i Kuvendit është kërkuar nga katër segmentet më të rëndësishëm të politikës dhe aleatëve: Nga opozita (PD plus aleatë), nga vetë Kuvendi që ka miratuar një rezolutë për “dekriminalizimin” e vet; nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bshkuara të Amerikës.
Por sot janë bërë bashkë, maxhoranca dhe opozita dhe kanë miratuar 100% ligjin që krijon strukturat Anti Korrupsion, ose SPAK.
Mazhoranca dhe opozita kanë miratuar me 122 vota pro dhe asnjë kundër ligjin për SPAK-un, strukturën antikorrupsion për reformën në drejtësi.
Dy palët kanë votuar në unanimitet këtë ligj, ndërsa pas këtij votimi deputetët e opozitës u larguan nga Parlamenti duke mos marrë pjesë në votimin e ligjeve të tjera, pjesë e draftit të reformës në drejtësi.
Para miratimit të ligjit për SPAK, Parlamenti votoi gjithashtu me 122 vota pro të mazhorancës plus opozitës krijimin për ngritjen e një komisioni hetimor për pajisjen përgjuese të policisë