Gjithë pesha e ligjit duhet të bjerë kundër ‘antifashistëve’ që rrahën brutalisht gruan e cila kishte një byzylyk me stemën e flamurit të Spanjës” -tha ministri i Brendshëm Spanjoll.

Sulmi, i cili i shkaktoi plagë në kokë dhe dhëmbë të thyer 20 vjeçares, është përgëzuar nga media e majtë ekstreme. Mes atyre shtatë a tetë vetë të ashtuquajtur antifashistë’ që tani ndidhen të arrestuar, ka qenë edhe Alejandro Espín Sogo, i cili kandidoi në vitin 2015 për Partinë “Bashkimi i Majtë”.

Gruaja 20 vjeçare është rrahur nga disa të rinj të mbuluar me kapuçë, të Dielën në mëngjes në qytetin Murcia, raportonte “La Gaceta”.

Duke folur për gazetën, gruaja 20 vjeçare tha se u sulmua nga turma e majtistëve ekstrem kur sapo doli nga një bar coctail bashkë me miq të saj. Ata i thërriten: “Derr. Derr. Do të të vrasim!”,  dhe e goditën.

/Veritas.com.al/