
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha në nisje të samitit të Komunitetit Politik Evropian se rendi botëror është minuar nga shumë palë, ndaj Evropa duhet të jetë më e bashkuar.
Ai përmendi luftën në Ukrainë dhe në Gaza, teksa tha se Evropa duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e saj.
“Ky rend botëror i bazuar tek rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentit europian. Situata në Gaza është një tragjedi humanitare. E drejta humanitare po dhunohet.
Njerëzit po sulmohen me forcë të zhdrejtë. Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ia dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën.
E dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe e jona. Evropa duhet të investojë më shumë te mbrojtja e saj sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj.
Evropa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen.”, tha Costa.
Komente