
Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ne reagimin e sotem pas situates kaotike me radhe kilometrike ne Kakavije, vlereson se megjithe masat e marra, gjendja mbetet problematike.
Sipas tij, me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar “ për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm”.
Mesazhi nga Lleshaj
Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike.
Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme