(FOTO: Rosemere do Nascimento Silva (fotografuar me të fejuarun Udirley Damasceno), në Sao Paulo të Brazilit, që humbi jetën kur po shkonte në altar).
Një nuse humbi jetën në mënyrë tragjike, kur helikopteri me të cilin udhëtonte u përplas një milje nga altari ku e priste dhëndri dhe për të cilin kishte përgatitur ardhjen e saj surprizë. Bashkë me Rosemere do Nascimento Silva, humbën jetën tre persona të tjerë: piloti, vëllai i nuses dhe fotografja që ishte shtatzënë tre muajshe)
Ata dyshuan se mund të kishte goditur një pemë për shkak të shikueshmërisë së vështirë shkaktuar nga shiu dhe mjegulla.
Një nga organizatorët e dasmës tha për revistën Globo se ishte vetë dëshira e Rosmere-s që të vinte me helikopter.
Karlos Eduardo Batista tha: “Të gjitha nuset kanë një ëndërr dhe e saja ishte të mbërrinte me helikopter në dasmën e tyre pa e marrë vesh njeri.”
Kur helikopteri nuk mbërriti dot në destinacion, ai bëri një telefonatë për të konfirmuar se helikopteri ishte nisur sipas planit.
(FOTO: Çifti që po priste martesën në altar)
Më vonë të ftuarit morën vesh se një helikopter ishte rrëzuar në një vend aty afër, por ata menduan se ngjarja s’kishte lidhje me ta. Vetëm gjashtë të ftuar e dinin për surprizën.
Prifti mori detyrën e rëndë që t’i thoshte dhëndrit që priste në altar lajmin e kobshëm. Ai shpërtheu në lot dhe thuhet se kaloi në gjendje shoku.
Agjencia e Aviacionit Civil tregon se mjeti kishte leje që të fluturonte deri më 1 shkurt 2017 me një kapacitet prej tre personazh, pa përfshirë pilotin.
Helikopteri, i tipit Robinson 44, u përplas një milje nga vendi ku do mbahej ceremonia në një zonë pyjore afër rrugës kryesore.
Tetë zjarrfikëse erdhën në skenën e ngjarjes, por nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar pasagjerët. Piloti quhej Peterson Pinheiro dhe vëllai i nuses, Silvano Nascimento da Silva.
Fotografja shtatzënë quhej Nayla Cristina Neves.
Udhëtimi nuk duhej të zgjaste më shumë se 15 minuta.
(FOTO: Vendi ku ndodhi ngjarja tragjike)
/Veritas.com.al/