Arabia Saudite tha të Enjten se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi duket se ka qenë e paramenduar, duke u bazuar në informacionin nga Turqia, duke u larguar nga versioni i fillimit se ai ishte vrarë gjatë një grindjeje.
Kjo është kthesa e fundit në ndryshimin e deklaratave qeveritare mbi vrasjen e 2 tetorit brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll, vrasje të cilën Presidenti Donald Trump e ka përqeshur si “një nga mënyrat më të këqija për të fshehur” , në histori.
Veritas.com.al/