Një gjykatë Saudite, ditën e Hënë, ka dënuar me vdekje pesë persona për vrasjen e gazetarit të gazetës Washington Post, Jamal Khashoggi, i cili u shpall i vdekur në tetor 2018.

Gjykata vendosi se vrasja e Khashoggi nuk ishte e paralajmëruar. Dy organizatorët e aktit barbar që janë njerëzit më të afërt të sundimtarit të Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ishin shpallur të pastër nga mbrojtja, që që natyrisht i la kritikët që të vazhdonin të ankoheshin se po kërkoheshin vetëm ‘koka turku’.

Sipas zëvendës prokurorit të përgjithshëm, Shalaan Shalaan, të dy zyrtarët e profilit shumë të lartë të akzuar për pjesëmarrje në vrasjen, këshilltari mbretëror Saud al-Qahtani dhe zyrtari i policisë sekrete, Ahmed Alassiri, nuk u ngarkuan me akuza për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme që u sollën kundër tyre. Të dy kishin humbur punën në postet që mbanin menjëherë pas vdekjes së Khashoggi.

Në total, p[ër çështjen, janë hetuar 31 persona dhe janë arrestuar 21, nga të cilët 11 janë burgosur me akuzën e vrasjes.

Veritas.com.al/