Princesha Reema bint Bandar al-Saud është ambasadorja e ardhshme e Arabisë Saudite në SHBA – gruaja e parë që merr përsipër rolin e të dërguarës për Mbretërinë Islamike.
Emërimi i saj u bë publik në një dekret mbretëror të lëshuar te dielen herët në mëngjes.
Princesha Rima është vajza e ambasadorit per një kohë të gjate ne Uashington, Bandar bin Sultan Al Saud, dhe kaloi vitet e para të jetes se saj në kryeqytet.
Ajo zëvendëson princin Khalid bin Salman Al Saud, djali i mbretit Salman dhe një ish-pilot luftarak i cili insistoi pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi më 2 tetor se kontribuesi i Washington Post thjesht u largua nga konsullata e Mbretërisë në Stamboll.
Para vdekjes së tij ende të pashpjegueshme, gazetari ishte një kolumnist i gazetës Post, ku vazhdimisht kritikoi qeverinë saudite.
“Unë do të punoj me lejen e Perëndisë për ti shërbyer vendit tim, udhëheqësve te tij dhe të gjithë fëmijëve te tij dhe unë nuk do të kursej asnjë përpjekje për këtë qëllim”, ka shkruar princesha Rima në Twitter pas emërimit të saj.
Postimi i Princeshës Rima vjen ndërsa Arabia Saudite nën Mbretin Salman dhe Princin Mohammed lejoi gratë të ngasin makinen vitin e kaluar. Megjithatë, mbretëria ndërkohë ka arrestuar aktivistë të të drejtave të grave si pjesë e një represioni më të gjerë kunder cdo lloj disidence të prezumuar në vendin anëtar të OPEC-ut.
Princesha ka punuar më parë në Autoritetin e Sportit të Përgjithshëm të Mbretërisë, ku ajo drejtoi një fushatë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në sporte.
Arabia Saudite është përballur me kritika në rritje të Perëndimit mbi sulmet ajrore të saj në Jemenin fqinj që godasin tregjet dhe klinikat, duke vrarë civilë. Ligjvënësit e SHBA gjithnjë e më shumë po shtyjnë të tërheqin mbështetjen amerikane për konfliktin, i cili ve përballë mbretërinë dhe aleatët e saj kundër rebelëve të Houthit që mbajnë kryeqytetin e kombit më të varfër të botës arabe.
Veritas.com.al/