Partia e presidentit Vuçiq (SNS), sipas rezultateve preliminare, ka fituar 122 mandate, SPS i Ivica Daçiqit 32 mandate, duke e siguar kështu shumicën e nevojshme në Kuvendin e Servisë.

 Në anën tjetër, shqiptarët kanë fituar vetëm një mandat, konkretisht Shaip Kamberi, përderisa ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dështuar keq në këto zgjedhje. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, shqiptarët e Luginës këtë herë kanë dy deputetë më pak në Parlamentin e Serbisë.

Përndryshe, partia e radikalit Vojisllav Sheshel dhe e ish-presidentit Boris Tadiq kanë mbetur jashtë Parlamentit të Serbisë. /Front Online/