Kryeministri Edi Rama ka propozuar kreun e Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetajn, si ministër Shteti për Rindërtimin.
Kryetari i qeverisë, me anë të një postimi në Twitter, thotë se “duhet një vend i posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave për të koordinuar institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare” pas tërmeti tragjik të 26 nëntorit.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave ,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkroi kryeministri në rrjetin social.
VERITAS.COM.AL/