Presidenti Trump të hënën në mbrëmje shpalli progresin e administratës së tij gjatë dy viteve të para në detyrë si dhe dha një shtytje përfundimtare për kandidatët republikanë pak orë përpara Ditës së Zgjedhjeve … Duke folur për prezantuesin e FOX News Sean Hannity në Cape Girardeau, Mo., Trump kritikoi rrugën e administratës së Obamës dhe tha se “nëse agjenda e tyre do te vazhdonte” ekonomia do të përkeqësohej.
“Ne ishim duke shkuar poshtë. Ishte shumë keq kur e mora unë dhe nëse nuk e hapnim atë dhe shkurtonim rregulloret, e gjithë gjëja e Obamës do të ishte shembur”, tha presidenti në FOX News Channel.
“Do të kishte qenë një katastrofe.”
Intervista e Hannity me presidentin eshte ndërprere kur e ftuara Laura Ingraham, e “The Ingraham Angle”, nderhyri duke e pyetur Trump atë që ai dëshiron t’i thotë amerikanëve që kërkojnë “qetësi dhe unitet” midis një kombi të ndarë. “E pra, mendoj se suksesi do ta bëjë,” tha ai. “Unë mendoj se duhet ti kalojmë këto zgjedhje, të shohim se si do të dalë, do të jetë një moment interesant dhe mendoj me të vërtetë se duhet ta bëjmë atë së pari”.
Veritas.com.al/