Këngëtare dhe aktore Ariana Grande- Butera e njohur si ‘Ariana Grande’ ka shprehur keqardhjen e saj për vdekjen e 22 personave pas shpërthimit në një koncert në Manchester, shkruan BBC.

Ylli amerikan që mendohet se nuk është dëmtuar fizikisht, megjithatë ka publikuar një mesazh në Tëitter ku shkruan: “ Jam e shkatërruar! Nga thellësia e zemrës, më vjen shumë shumë keq, nuk kam fjalë.”

Shpërthimi ndodhi menjëhërë pasi këngëtarja 23-vjeçare përfundoi interpretimin në Manchester Arena të hënën në mbrëmje.

Edhe menaxheri i saj Scooter Braun po ashtu ka publikuar një mesazh në Tëitter ku thotë: “Zemrat tonë janë dërrmuar”

Arena ishte mbushur me mijëra fansa të saj në atë kohë, përfshirë një numër të madh vajzash adoleshente që përbëjnë pjesën më të madhe të adhuruesve të këngëtares.

Braun vazhdon: “Fjalët nuk munden ta shprehin pikëllimin tonë për viktimat dhe familjet e prekura nga ky sulm i pakuptimtë. Ne vajtojmë për jetët e fëmijëve dhe të të të dashurve të gjithkujt, që u morën nga ky akt frikacak. U jemi mirënjohësh për aktin vetëmohues, forcave të para të shpëtimit që nxituan drejt rrezikut për të shpëtuar jetë. Ne kërkojmë që të gjithë ju t’i mbani viktimat, familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga sulm në lutjet dhe në zemrat tuaja.”

/Veritas.com,al/