Kentucky po tregon mbështetje të përmasave biblike për ata që preken nga pandemia e koronavirusit.
Ekspozita e Arkës së Noah-s me një gjatësi prej 510 metra, 40 milje në jug të Cincinnatit, u ndriçua me dritë të gjelbër pasi guvernatori Andy Beshear bëri thirrje që Kentuckianët të bashkohen kundër virusit dhe të shfaqin dhembshuri.
“Sot ishte e vështirë për Kentuckyn”, tweetoi guvernatori Demokrat në 31 Mars. “Sonte, le ti ndricojmëe\ shtëpitë tona jeshile për të nderuar ata që kemi humbur dhe angazhohemi të punojmë edhe më shumë nesër për të mposhtur COVID-19”.
Ken Ham, themeluesi i The Ark Encounter në Williamstown, tha se anija me madhësi biblike është ndoshta “struktura më surprizuese” në shtetin.
“’Eshtë një pamje spektakolare gjatë natës, dhe kryqi i madh në anë te Arkës me të vërtetë shquan dhe na kujton vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit ndërsa ne festojmë Pashkën,” tha Ham për Fox News.
“Si një shërbesë e Krishterë, ne duam ta duam fqinjin tonë dhe të shprehim dhembshuri, mirësi dhe përulësi gjatë një kohe shumë sfiduese,” shtoi ai. “Kur të rihapemi përsëri, mezi presim të ndajmë mësime biblike si këto, ndërsa i mirëpresim të ftuarit tanë.”
Michael Barnes, pastor i Kishës Baptiste të Rrugës Linden në Richmond, i tha Fox News se kisha e tij u ndricua për të treguar dhembshuri.
“Ne duam që njerëzit ta dinë se nuk janë vetëm dhe lutjet tona për mbrojtje janë me ta,” tha Barnes.
Të mërkurën në mbrëmje, Beshear shperndau një video homazh ku evidenton shtëpitë me dritë jeshile me këngën e të ndjerit John Prine “My Old Kentucky Home” në sfond.
Prindërit e Prine’s janë nga shteti. Këngëtari vdiq të martën nga koronavirusi.
VERITAS.COM.AL