Në një kërkim për antikuare, arkeologët izraelit kanë zbuluar një objekt të kohës moderne: një shishe me pije të vendit të lënë nga trupat Britanike të Luftës së Parë Botërore.
Autoriteti i Lashtësisë së Izraelit tha sot, e Mërkurë, se kishin gërmuar në një strall 250 mijë vjetësh të vjetër kur arkeologët i pengoi një shishe 100 vjeçare me pije afër ndërtesës ku kanë qenë vendosur garnizonet e ushtarëve Britanikë në 1917.
Drejtori i gërmimeve , Ron Toueg thotë se butonat e uniformave, togat e rripave dhe mjetet e kalërimit u gjetën pranë qytetit Ramle, plus disa shishe me gin, whiskey dhe verë. Ai tha se kjo është një paraqitje e shkurtër e “jetës dhe kohës së lirë të ushtarëve”.
Sendet e gjetura duket se i përkisnin Forcës së Ekspeditës Egjiptiane të komanduar nga Edmund Allenby.
/Veritas.com.al/