Nga Laert Skiro/

Nëse kërkohet ‘kriminlei’ Saimir Tahiraj, dhe ky është zhdukur, atëherë bëhet një arketip.

Nëse nuk do të ishte mbrëmë duke u ‘rrëfyer’ dhe duke qarë në televizion, atëherë do të bëhej një arketip.

Nëse nuk do të ishin grumbulluar militantë rreth shtëpisë së tij për t’i dhënë kurajë dhe për të bërë zhurmë kur të mbërrijnë prangat, atëherë do të bëhej një arketip.

… Edhe në qoftë se media që në mëngjes nuk do ta kishte ndjekur dhe të mos kishte transmetuar se ‘Tahiri sapo u nis drejt Kuvendit…”.

Megjithatë arketipi i Saimir Tahirit është bërë nga vetë Saimir Bashkim Tahiri. Ky vjen nga një familje me origjinë biznesmeni, babai i tij pronar farmacie është përmendur edhe për afera korruptive me taksat dhe futjen e ilaçeve të paregjistruara. Xhaxhai i tij i panjohur për publikun del si negociator mes nipit Saimir dhe anëtarëve të bandës së trafikut të drogës, Habilaj…

Pak a shumë ky është arketipi.

Por për një vizatues në letër, arketipi i Tahirit bëhet me një dorë në Fushë Krujë dhe një dorë të Habilaj. Detaji, po të ishte Edi Rama pikor, do të merrej nga makina ‘Audi’ e Tahirit:

Makinën ‘Audi’ Saimiri e bleu në Fushë Krujë, te zotni Naim Loci dhe ia shiti Dritan habilaj, vëlla me kapobandën e drogës dhe kushëri i Tahirit. ‘Audi- prodhim i vitit 2008 u ble nga Tahiri me 21 mijë Euro në Fushë Krujë dhe u shit me 7 mijë euro të kushërinjtë Habilaj, pas 9 muajsh.

Po Fushë- Kruja?

Me Fushë Krujën, Saimir Tahiri ka shumë lidhje. Nga Fushë Kruja ishte importuar një vrasës me pagesë, Bami, i cili pritej në zyrë nga Tahiri- ministër i Brendshëm, si një mik i rrallë. Bami ishte angazhuar për vrasjen me pagesë të disa politikanëve. Veç kësaj, Tahiri ka edhe lidhje të tjera me Fushë Krujën. Kur vranë bankierin Artan Santo në mes të bllokut, Tahiri ministër deklaroi se vrasësi u zhduk drejt Fushë- Krujës…

Një piktor arketipash mund të thoshte me lumturi: “Bëmë zot pikturues të Tahirit”.

Veritas.com.al/