-Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka kërcënuar të rifillojë bllokimin e zyrave pas 15 shkurtit dhe të jetë në gjendje të përdorë autoritetin e tij për të ndërtuar Murin-
Nga: Renato Zuccheri /
Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se eshte gjetur një marrëveshje e përkohshme me demokratët për t’i dhënë fund mbylljes.
Marrëveshja parashikon një rihapje te përkohshme të zyrave federale deri më 15 shkurt. Një lajm i rëndësishëm, qe megjithatë, nuk duket të jetë simbol i një lëshimi nga ana e presidentit amerikan ndaj murit me Meksikën. Trump, duke njoftuar “armëpushimin” me demokratet, në fakt ka kërcënuar të rifillojë shutdown-in duke nisur pikërisht nga mesi i shkurtit nëse nuk gjendet një marrëveshje për të financuar murin.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të ndërtojmë një mur apo një barrierë çeliku. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me Kongresin, ose qeveria do të mbyllet përsëri më 15 shkurt ose do të përdor fuqitë që më janë dhënë me ligj dhe nga Kushtetuta për t’iu përgjigjur kësaj emergjence, “tha Trump në fjalimin e tij në Kopshtin e trëndafilave ne Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan i referohet mundësisë që i druhej këto javët e fundit që të përdore autoritetin e tij për të deklaruar një emergjencë kombëtare në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës: hipoteza që do t’i lejonin atij të financonte murin përmes përdorimit të fondeve te destinuara për projekte të tjera dhe qe nuk kërkojnë miratimin e Kongresit. “Siç të gjithë e dinë, kam një alternativë shumë të fuqishme, por nuk do ta përdor ne kete moment “, përfundoi presidenti.
VERITAS.COM.AL/