Katër pengje të tjera izraelite janë liruar nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës.

Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag u liruan në këmbim të 180 të burgosurve palestinezë të mbajtur në Izrael, shkruan BBC.

Të gjitha po shërbenin si vëzhgues në bazën ushtarake Nahal Oz në kufirin me Gazën kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023.

Lirimi i tyre është shkëmbimi i dytë i tillë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të dielën e kaluar. Tre pengje dhe 90 të burgosur palestinezë u liruan në shkëmbimin e parë. Në total, 33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve të fazës së parë të armëpushimit, e cila hyri në fuqi më 19 janar 2025.

Armëpushimi ndaloi luftën që Hamasi filloi me sulmin e tij ndaj Izraelit. Rreth 1200 njerëz u vranë brenda Izraelit dhe 251 u kthyen në Gaza si pengje.

Më shumë se 47,200 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në ofensivën e Izraelit, thotë ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *