Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se SHBA ka fuqinë për të detyruar Rusinë të ulet seriozisht në tryezën e bisedimev, lidhur me një armëpushim në Ukrainë.

Në një deklaratë për mediat, Kallas u shpreh çdo marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë duhet të përfshijë detyrimisht edhe Ukrainën dhe Bashkimin Evropian, shkruan Sky News.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, sepse është çështje e sigurisë së Ukrainës dhe të gjithë Evropës”, tha Kallas përmes një deklarate dërguar me email.

Kallas shtoi se të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht i përkasin Ukrainës.

“Një marrëveshje nuk duhet të shërbejë si trampolinë për agresion të mëtejshëm rus kundër Ukrainës, aleancës transatlantike dhe Evropës”, shtoi ajo

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *