SHBA ka pranuar një armëpushim dyjavor me Iranin, të ndërmjetësuar nga Pakistani, për t’u dhënë kohë palëve që të negociojnë një marrëveshje paqeje.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili më 7 prill paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk bën marrëveshje, tha se ka marrë nga Teherani një propozim me 10 pika dhe se e konsideron atë një bazë të mirë për negociata.
Agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), konfirmoi se është “vendosur” një armëpushim midis dy palëve, “me kushte të caktuara”.
Propozimi me 10 pika i Iranit:
- Angazhimi i Iranit për të mos ndërtuar armë bërthamore
- Dispozitat që hapin rrugën për një ndërprerje të plotë të çdo agresioni kundër Iranit dhe grupeve aleate
- Tërheqje e mundshme e forcave luftarake amerikane nga rajoni dhe ndalim i çdo sulmi ndaj Iranit nga bazat rajonale.
- Kalim i kufizuar ditor i anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit për dy javë, sipas një dispozite të Protokollit të Kalimit të Sigurt dhe rregullave specifike të Iranit.
- Heqja e të gjitha sanksioneve parësore, dytësore dhe të OKB-së kundër Iranit
- Mbulimi i humbjeve të Iranit nga lufta duke krijuar një fond investimi dhe financiar për vendin.
- Pranimi nga SHBA-të i të drejtës së Iranit për të pasuruar materiale bërthamore dhe diskutimi mbi nivelin e pasurimit
- Leja për Iranin për të negociuar traktate paqeje dypalëshe dhe shumëpalëshe me vendet e rajonit
- Zgjerimi i politikës së mossulmimit ndaj të gjitha grupeve të rezistencës në rajon
- Ratifikimi i të gjitha angazhimeve përmes një rezolute zyrtare të Kombeve të Bashkuara
Komente