(FOTO: Arkiv)/

Dje pasdite tre punonjës të Policisë Bashkiake janë kapur në krimin e abuzimit me detyrën. Ata i kanë marrë një shtetasi 200 mijë lek në shpërblim të lejimit të një tende kundër diellit në një lavash.  Sipas njoftimit për media,  më datë 21.04.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP, ‘punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J. M., një shumë prej 200 mijë lekësh, për lejimin e një tende’(rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës.

Të arrestuarit mësohet se janë:

Erjon Beca, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës grupi pranë Policisë Bashkiake Tiranë për kontrollin e territorit

L.M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë me detyrë punonjëse patrullës së policisë Bashkiake Tiranë

Astrit Breshani, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë patrullë shërbimi në patrullën e Policisë Bashkiake Tiranë.

/Veritas.com.al/