Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.

Vëllezërit e së ndjerës zbuluan detaje të reja duke nxjerre dhe pistë te re hetimi. Nëna e  fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024 por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten me mjet prerës, thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe sasi municioni luftarak.