Ish deputeti i PD Aurel Bylykbashi dhe dy kryetarët e degëve të PD të Librazhdit e Përrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto janë arrestuar nga policia një natë më parë me akuzën e organizmit dhe pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit dhe pengim të subjekteve zgjedhore.

Po ashtu 4 persona të tjerë janë arrestuar dhe 23 janë proceduar me të njëjtat akuza. Ish deputeti i PD Luciano Boci pretendon se akuzat e ngritura nuk qëndrojnë.

Drejtuesit e PD pretendojnë se të ndaluarit janë marrë me forcë gjatë natës duke bërë terror dhe tek familjet e tyre.

Ata vazhdojnë të qëndrojnë para drejtorisë së policisë së Elbasanit për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar.

Veritas.com.al/