Safet Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar mbrëmë në zonën e “Xhamllëkut” në Tiranë.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, pasi ishte në listën e më të kërkuarve në Belgjikë.

Mediat në Belgjikë e kanë konsideruar 34-vjeçarin Safet Bajri (Rustemi), si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë. Opozita e ka cilësuar 34-vjeçarin si pjesë e familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Ai është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Pak kohë më parë Safet Rustemi u përfshi në listën e të kërkuarve nga policia belge duke nxjerrë dhe të dhënat për të.

Safet Rustemi është një shqiptar i dënuar si udhëheqës i një organizate kriminale aktive në Bruksel në tregtinë e drogës dhe prostitucionit.

Provat e pakontestueshme:

Krimet e faktuara deri tani janë vrasja e shtetasit Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e shtetases me inicialet F.H,. 15 vjeçe. Është bërë e njohur se vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it.

Reagimi i kryeministrit Rama:

“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet👊”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Ish- kryeministri Berisha:

Po ashtu ai u beri thirrje autoriteteve te këtyre vendeve te hetojnë dhe bëjnë publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kësaj bande, komunikimet direkt te tyre me Ramen, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushen, drejtues kryesor te policisë.

Veritas.com.al/