Një shqiptar pa leje qëndrimi në Itali u arrestua nën dyshimin se kishte grabitur një gazetare italiane të “La Stampa”. Ai është një 32 -vjeçar që jetonte prej disa kohësh në Alessandria. Policia italiane tha se hetimet zbuluan se ai ishte autori i grabitjes së ndodhur më 17 mars, ditën e Pashkëve, në shtëpinë e gazetares Emma Camagna. Disa persona hynë në shtëpinë e saj, e lidhën në një karrige dhe e dhunuan derisa ajo tregoi se ku i mbante paratë. Grabotësit arritën të marrin rreth 50 mijë euro në para “cash” dhe sende me vlerë.