Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit.

Deri tani numërohen 49 viktima nga të cilat 25 janë në Durrës, 23 në Thumanë dhe 1 në Kurbin. Raportohet për 45 të shpëtuar dhe 790 të lënduar.

Për momentin kërkimet vijojnë vetëm në hotelin Miramare të Durrësit ku dyshohet se ka viktima të tjera, ndërsa në zonat e tjera puna është ndërprerë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa kanë vijuar pa ndërprerje aksionet në rrënoja.

Edhe gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë vijuar lëkundjet e tokës. Autoritetet thonë se të shtruar në spitalet tona janë 62 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar. Vetëm 3 prej tyre janë në vëzhgim intensiv dhe një e plagosur është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Veritas.com.al/