Qeveria është duke u përgatitur për të kompensuar financiarisht të gjitha bizneset e prekura nga situata e ndërprerjes së aktivitetit si pasojë e koronavirus.

 Kryeministri Edi Rama u kërkoi  këtëj të marte të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim.

Kryeministri thekson se do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi! Kryeministri po ashtu siguron qytetarët se nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!

Ky mesazh i kryeministrit mbyllet me fjalët: Durim ju lutem dhe besim se po punojmë pa pushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!

VERITAS.COM.AL