Aktori i njohur, Artan Imami ishte i ftuar sot në studion e Report tv ku tha se marrëveshja e nënshkruar nga PD dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është tërësisht qesharake.

“Marrëveshja është tërësisht qesharake, pasi sot duhet një teatër i ri. Projekti për teatrin tashmë është duke u negociuar. Jemi në pritje të ofertave që do të vijnë nga privatet.

Ne kemi kërkuar më shumë, jo salla me 150 vende. Mbaruan fjalët, diskutimet dhe mallkimet. Fitoi ajo palë që kishte një argument më shumë. Ata duhet të bashkohen me ne. Ata që ia vlejnë. Merri një për një me emër ata dhe do shohësh që do zhgënjehesh.

Ky është momenti kur përballë kemi ata që duhet të zbatojnë detyrën. Kjo bëhet me njerëz që duhet të bëjnë punën e tyre. Çdo grupim i ndershëm dhe i papolitizuar. Kjo opozita mirë që është hedhur në një pishinë pa ujë dhe pastaj thonë ‘o koka’. Hidhen me parashutë dhe kur e kuptojnë se nuk dine të fluturojnë duan të ndryshojnë ligjin e rëndesës”, tha Imami.

Veritas.com.al/