Artan Lame është larguar nga detyra si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Vendin e tij pritet ta zërë Dallëndyshe Bici.

Bici është aktualisht drejtoreshë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Lame ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNIT nga viti 2013 deri në vitin 2019 e më pas deri sot ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Bici nga ana e saj ka mbajtur së fundmi postin e zv.ministres së Mbrojtjes dhe në shtator 2022 është rikthyer në krye të IKMT-së.