Nga Laert Skiro/

Sot LSI ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë së Partisë, që ka zgjatur rreth 3 orë. Në fund të mbledhjes, nënkryetari Luan Rama, ka dalë para medias dhe ka komunikuar mbi peshën e LSI si opozitë.

Është e disata herë që LSI përsërit sloganin: ‘Jemi opozita reale”.

Çfarë do të thotë kjo?

E para,

Është e qartë dhe e mirëkuptueshme se pasi u nda nga koalicioni qeveritar, LSI tenton të jetë një opozitë e fortë. Ndryshe, LSI nuk do të justifikonte dinamizmin e dëshmuar në jetën e saj që në krijim. Ajo u krijua si një fraksion i PS dhe u kthye në fuqi qeveri-bërëse në vend.

E dyta,

LSI tani ndodhet nën goditjen e pareshtur të PS që fitoi maksimumin e numrit të deputetëve; por e sulmuar edhe nga opozita PD-iste e Bashës. LSI është e ndjeshme ndaj parashikimit se të dy fuqitë më të mëdha mund “ta hanë” nëse nuk lufton si luan. “Luani” tani duhet të dëshmohet në Parlament.

E treta,

LSI, me sa duket, ka perceptuar se PS dhe PD do të jenë në aleancë brenda Parlamentit, në qoftë se Bash afion të drejtën për të qenë kryetar i PD. Por ndërkohë ka kuptuar edhe faktin se as PD dhe as PS nuk kanë më kundërshtarë në Kuvend.

Atëherë LSI po tenton të rritet si opozitë e vetme dhe reale.

“LSI do vazhdojë të jetë në mbrojtjet të qytetarëve, të interesit të vendit për të qenë realisht zëdhënëse shprese dhe mbrojtëse të më shumë se 75% të qytetarëve të vendit, që kanë votuar kundër rilindjes apo ata që nuk kanë votuar, duke abstenuar” tha Luan Rama sot..

Veritas.com.al/