(FOTO: Theresa May, kryeministre e Britanisë)/
Artikulli 50 do të hyjë në fuqi në 9 Mars në samitin e liderëve Europpian- por me kusht që Karta e zbatimit të tij do të kalojë mes Dhomave në Parlament pa asnjë incident.
Krerët e 28 vendeve të Bashkimit Europian do të takohen në Malta për dy ditë Samit i Këshillit Europian në 9 dhe 10 Mars- që i jep një mundësi zonjës May të zbatojë Artikullin 50 dhe të nxisë procesin e Brexit.
Në mënyrë konsekuente, qeveria i ka thënë Dhomës së Lordëve se kërkon nga Bashkimi Europian Kartën e të drejtës e cila i jep lejen zonjës May që të zbatojë Artikullin 50, i miratuar në 7 Mars- sipas “The Times”.
Koha e shkurtër është një pasiguri; sidoqoftë- në qoftë se Lordët vendosin që ta kalojnë amendamentin atëherë kjo mund ta eliminojë “ping-pongun” me Kartën që mund të kthehet te Dhoma e Përfaqësuesve për një debat tjetër.
Qeveria pret që të ketë një kalim në Dhomën e përfaqësuesve me datë 9 Shkurt, kur mblidhet Parlamenti dhe të bëjë gati për ta kaluar në dorë të Lordëve me 20 Shkurt.
/Veritas.com.al/