Këngëtari i dashur i shqiptarëve, Sherif Merdani, ishte votuesi i parë, sot në orën 07:00 , te shkolla “Dëshmorët e Lirisë” e  njësisë 5.

Pasi doli nga qendra e votimit, tha për dritare.net: “Erdha herët të votoj. Kush e do këtë vend duhet të dalë dhe votojë sot.

Unë votova për Erionin. Nuk kam pse ta fsheh. Isha me paterica, ai me ngriti në këmbë.”

Merdani është një prej zërave me të dashur të muzikës së lehtë shqiptare, dënuar me 16 vjet burg nga diktatura, për këngët e tij.

VERITAS.COM.AL/