Kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka qëndruar për më shumë se 3 orë në SPAK lidhur me një kallëzim që është bërë nga një qytetar në qytetin e Sarandës.

Ky i fundit e akuzon se ka kryer një ndërtim pa leje. Në një komunikim për mediat vetë Artur Roshi ka thënë se nuk ka asgjë gjë të tillë.