Presidenti sirian Bashar al Asad deklaroi se qyteti sirian Aleppo është çliruar dhe e shpalli fitoren e forcave siriane ndaj kryengritësve sirianë.

Ai i përshëndeti bashkëatdhetarët  e tij për këtë ngjarje.

“Dua që të besoj se sot shkruhet historia e vendit”, theksoi Asad në një fjalim të shkurtër drejt popullit, që u postua në profilin e tij në Facebook. “Me çlirimin e Alepos mund të them se situata ndryshoi jo vetëm në Siri, por edhe në rajon dhe në tërë botën”, theksoi Asad.

Ai citoi se për çlirimin e Alepos çdo qytetar i Sirisë ka kontributin e tij. “Qëndresa dhe vendosmëria e banorëve të Apelos dhe qëndresa dhe vendosmëria e demonstruar nga tërë populli sirian, sollën këtë sukses”, porositi Asad.

/Veritas.com.al/