E ka njoftuar presidenca siriane. Ka filluar sot cikli i parë i kimioterapisë.

Nga Matteo Carnieletto /

E ka njoftuar sot zyra e presidencës përmes rrjeteve sociale. Lajmi erdhi papritur, kështu që as edhe anëtarët e rëndësishëm të zyrës se presidencës nuk ishin në dijeni. Asma filloi sot ciklin e parë të kimioterapisë. Nga ato qe kane bere te ditur burime të Damaskut, sëmundja është ende në fillim dhe trajtimi ka filluar në kohën e duhur. Njoftimi është dhënë me një foto që e tregon së bashku me bashkëshortin e saj, Bashar.

Burime të afërta me Zonjën e Parë, intervistuar nga ilGiornale.it, bene te ditur se “është e fortë dhe se gjithçka do të shkojë për mire”. Motra Yola Girges, ne krye te besimtareve siriane që në këto vite të luftës e ka takuar Asma al Assad disa herë, ben te ditur: “Ky lajm na ka trishtuar shumë, por besoj se Perëndia do ta mbrojë. E kemi patur gjithnjë pranë ne këto vite  vuajtjeje dhe është detyra jonë të jemi pranë saj “.Besimtarja uron “që Zonja e Parë të mund te kthehet shpesh në punë. Lutemi që Perëndia të bëjë mrekullinë dhe ta shërojë”.

Veritas.com.al/