Trupi i pajetë i Julen 2 vjeçar u gjet nga shpëtimtarët të cilët për 13 ditë punuan pa u lodhur me shpresën për të shpëtuar djalin dyvjeçar të bllokuar në një pus artizanal në Malaga.
Trupi i fëmijës ishte lokalizuar në një thellësi prej 70 metrash të pusit 107 metra gjithsej me një diametër prej 25 deri në 30 centimetra, që ishte gërmuar ilegalisht.
“Në orën 1 e 25 të kësaj natë, ekipet e shpëtimit arritën në pikën e pusit ku ishte Juleni dhe gjetën trupin e pajetë të fëmijës.”
Kjo është deklarata qe, pak pas orës 2 te natës, ka lëshuar një zëdhënës i autoriteteve lokale për qindra gazetarë të cilët për ditë me radhë ndoqën operacionet komplekse të shpëtimit që përfshinin inxhinierë, minatorë dhe vullnetarë.
Veritas.com.al/