![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2025/01/01000000-0aff-0242-7452-08dc0393c954_cx0_cy5_cw0_w1080_h608_s-1.jpg)
Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, thanë të martën dy zyrtarë të përfshirë në bisedime, raporton Associated Press.
AP ka siguruar një kopje të marrëveshjes së propozuar dhe një zyrtar egjiptian dhe një zyrtar i Hamasit konfirmuan autenticitetin e saj. Një zyrtar izraelit tha se është bërë përparim, por detajet janë duke u finalizuar. Plani duhet t’i paraqitet kabinetit izraelit për miratim përfundimtar.
Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë kaluar vitin 2024 duke u përpjekur për të ndërmjetësuar për t’i dhënë fund luftës 15-mujore dhe për të siguruar lirimin e dhjetëra pengjeve të kapur nga Hamasi.
Rreth 100 izraelitë janë ende robër në Gaza dhe ushtria beson se të paktën një e treta e tyre janë të vdekur.