Atentat me 2 viktima në kryeqytet. Pasditja e kësaj të shtunë është gjakosur në Tiranë, pasi në zonën e Astirit janë qëlluar për vdekje 2 persona brenda një makine luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, i cili ishte në lëvizje.
Media ka siguruar pamje nga vendngjarje, ku duket që është që xhamin e parë të makinës janë shenjat një prej plumbave që është qëlluar në drejtim të mjetit.
Policia ka dhënë pak më parë informacionin zyrtar duke nënvizuar se ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re në kryeqytet. Viktimat dyshohen se janë Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26-vjeç, emrat të njohur në botën e krimit. Erigersi na qenë në timon në momentin që është qëlluar. Erigers Mihasi, 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt, person i njohur edhe ky në botën e krimit.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të ish sheshit ‘Shqiponja’.
Lajm në përditësim…