(FOTO: Këtu ka ndodhur atentati)/

Është vrarë Fatos Ferracaku dhe është plagosur rëndë miku i tij i afërt, Fatmir Mehaj. Ngjarja ka ndodhur sot paradite.

Dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë. Atentati  është parë nga dhjetëra qytetarë në mes të qytetit të Shkodrës.

Fatos Ferracaku, i cili bënte tregtinë e peshkut dhe miku i tij Fatmir Mehaj kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Por pas disa minutash, Ferracaku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Burime nga Policia e Shtetit raportuan se policia ka gjetur motorin e autorëve të djegur, një skenë e ndodhur edhe në krime të mëparshme në Shkodër, por me automjete.

Veritas.com.al/