Orët e fundit një atentat kundër një çifti të rinjsh ka përfunduar tragjikisht: Është vrarë vajza dhe është plagosur rëndë djali.

Identifikohen emrat e dy të rinjve që u qëlluan sot me armë zjarri në Laprakë, ku për pasojë humbi jetën 17-vjeçarja.

Griselda Gjinkola ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 23-vjeçari Erjon Denga ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë në një makinë kur kane rene pre e një atentati, pasi ndaj tyre është qëlluar me breshërie plumbash. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se makina ku ishin dy të rinjtë ishte e ndaluar. “BalkanËeb” mëson se atentatorët kanë qenë në këmbë dhe të maskuar, dhe më pas kanë hapur zjarri ndaj makinës. Pak pas ngjarjes, një autoambulancë i ka dërguar dy të rinjtë në spital, ku vajza ishte ende në gjendje vitale. Ndërkohë, aktualisht i riu ndodhet në koma.

Veritas.com.al/