Shkodra u trondit sot, 4 shtator, nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktimë mbeti Kristian Kola, 34 vjeç.

Policia njoftoi se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar ndaj të riut, i cili ishte në ambientet e jashtme të lokalit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se ata u larguan me një motor të zi.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, pranë kinema “Republikës”, e cila në orën kur ndodhi krimi është zakonisht një zonë e populluar. Policia njoftoi se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e vrasjes.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *