Një krim i rëndë ka tronditur Vlorën, ku i riu  25 vjeç, Kristian Brashaj,  ka mbetur i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”

Raportohet se ndaj të riut është qëlluar 5 here me armë zjarri. Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja me armë zjarri e 25-vjeçarit në Vlorë. Kristjan Breshanaj u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 01:00 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’.

Breshanaj është qëlluar me 5 plumba vetëm pak metra larg banesës së tij, ndërsa dyshohet se është nxjerrë në pritë nga persona ende të paidentifikuar. 14 persona janë shoqëruar për ngjarjen në fjalë, që mund të kenë dijeni për konfliktet që mund të ketë pasur viktima.

Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike të zonës përreth dhe përgjatë zonës ku u gjet makina e djegur e autorëve. Kristjan Breshanaj, që njihej si një person pa probleme me drejtësinë, është djali i një mjeku të njohur në Vlorë.

Ndërkohë, policia po heton edhe pistën për shkak të detyrës që lidhet me babain e tij, i cili është mjek reanimator në spitalin e Vlorës, po ashtu dhe për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur ai apo dhe vëllai i tij. Viktima ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit.

Fqinjët e djaloshit që mbeti viktimë thonë se ai nuk kishte asnjë prblem me Drejtësinë ose me banorët fqinj.

Një nga fqinjët pohoi se i riu nuk ishte problematik,  qëndronte në shtëpi, pasi nuk punonte. Ajo tha mes të tjerash se kishte dëgjuar ulërima gjatë natës, dhe mendonte se mos dikush ishte i sëmurë. Ndër të tjerat ajo tha se një prej plumbave që kanë qëlluar autorët, ka hyrë në derën e një prej fqinjëve.

“Djali nuk ishte problematik. E kishim gjiton këtu. Shikonte punën e tij, ishte djalë i qetë. Nuk punonte, rrinte në shtëpi. Unë mendova se ishte ndonjë e sëmundje, se bërtisnin. Fqinja ka plumbin në derë. Nuk e dimë se pse mund të jetë vrarë. Ishte djalë i mirë. Babain e ka mjek, nënën mësuese. Ata janë dy fëmijë, një djalë jeton jashtë në Amerikë. Viktima ishte i vogli, tjetri është i martuar”, tha fqinja.

VERITAS.COM.AL