Më shumë se sa ka kushtuar makina që u hodh në erë, padyshim, ka kushtuar prishja e qetësisë, tronditja e njerëzve që nga fëmijët deri te të moshuarit. Kur makina është hedhur në erë rreth orës 4.00 të mëngjesit, janë dridhur dritaret e dyert e pallateve rrotull vend-parkingut dhe janë thyer xhama apartamentesh.
Por policia- si gjithmonë- raporton vetëm për katër metra katror terren ku ishte parkuar makina. Policia thotë vetëm se është hedhur në erë dhe se është djegur plotësisht një makinë e tipit “Citroen, në lagjen 2 të Pogradecit. Vetura kishte targa PG 6433 B dhe ishet në pronësi të një 32 vjeçari me iniciale emri P.N.
Ndoshta policia po punon në pistat e Bashkisë së Pogradecit ku punon gruaja e pronarit të makinës; e cila nuk i dihet se cilin ka “prekur” me ushtrimin e funksionit të saj. Dhe e dyta, në pistën e pronarit të makinë ssi inxhinier që është. Ai e ushtron profesionin privatisht; gjë që mund ta çojë rrjedhën e ngjarjeve në punët që bën ai.
Sepse atentat “të pafajshëm” siç lë për të kuptuar policia, nuk mund të ketë.
/Veritas.com.al/