( Foto: Montazh i portreteve të të dyshuarit për atentatin  e Berlinit, tuniziani Anis Amri, e shpërndarë më 21 dgjetor 2016 nga policia federale gjermane)

I dyshuari tunizian si autor i atentatit me kamion në Berlin, Anis Amri, ka mbërritur në Gjermani më 2015, ku është identifikuar shpejt si një militant islamist i rrezikshëm. Por policia nuk ka arritur kurrë ta arrestojë, pavarësisht nga një mal me indicie.
Fytyrë rrumbullakët e ngrënë nga mjekrra, sipas një fotoje të shpërndarë nga prokuroria e antiterrorit, ky trimosh 1,78 m dhe 75 kile, është “i rrezikshëm” dhe mund të jetë i armatosur,- sipas autoriteteve.
Ai mbërriti në Gjermani në korrik 2015, përpara valës së madhe migratore; policia e skedoi shpejt si të dyshuar që kishte lidhje me levizjen salafiste. I klasifikuar “individ i rrezikshëm” prej muajsh në pjesën perëndimore të vendit, dhe zotërues i shumë identitetesh, ai u sinjalizua në qendrën kombëtare gjermane të luftës  antiterroriste.

Displaying 6506513lpw-6507128-jpg_3977583.jpg

Foto: mandat arresti i shperndarë nga policia federale gjermane, më e 21 dhjetor 2016.

Ai qe shënjestruar që në mars nga një hetim në prokurorinë e Berlinit për “përgatitje të një akti të rëndë kriminal që paraqet rrezik për shtetin”.
Konkretisht ai dyshohej për pazare në blerje “amësh automatike” dhe me gjasa më pas, “me ndihmën e bashkëpjnëtorëve që dontë të gjente, të kryente një atentat”.

Megjithë infiltrimet e policisë, hetimet nuk “arritën të konfirmojnë dyshimet fillestare”. Çeshtja u klasifikua dhe mbikëqyrja e Anis Amri u pushua në shtator.

/Veritas.com.al/